Shkuarja e hershme në gjumë rregullon shtypjen e gjakut

19:25 / 11.12.2012

Hulumtimi i bërë në universitetin e Harvardit ka treguar se shkuarja në gjumë një orë më herët sesa zakonisht ndihmon në rregullimin e shtypjes së gjakut.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ata që kanë treguar shenja të shtypjes së lartë të gjakut ia kishin dalë ta rregullojnë atë vetëm pas gjashtë javësh, nëse kishin pasur një orë më shumë gjumë. Në hulumtim kishin marrë pjesë meshkujt dhe femra, të cilët gjatë natës kishin fjetur shtatë apo më pak orë dhe të cilët kishin filluar t'i tregojnë shenjat e para të shtypjes së gjakut.

Mungesa e gjumit dhe jeta stresuese tash e një kohë të gjatë ndërlidhen me rrezikun e shtuar për shtypje të lartë të gjakut. Ky hulumtim është njëri ndër të parët, i cili ka vërtetuar se shtypja e gjakut mund të rregullohet me orar të shtuar të gjumit.

Gjatë gjashtë javësh, 13 nga 22 vullnetarët u ishte dashur të shkojnë një orë më herët në gjumë se sa zakonisht e të tjerët në kohën e zakonshme. Shtypja e gjakut tek personat që më herët kishin shkuar në gjumë ishte ulur dukshëm në krahasim me ata që shkonin në gjumë pa ndryshuar orarin.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.