Shtyrja e akrepave sjell probleme të shumta shëndetësore

22:26 / 1.04.2013

Pasi që i kemi shtyrë akrepat për një orë para, në rrezik nuk ka qenë vetëm një orë gjumë, por edhe më shumë se aq.

Shkencërisht është dëshmuar të kalimi në llogaritjen pranverore të kohës është i lidhur me probleme të shumta shëndetësore, prej lëndimeve e deri te sulmi në zemër.

Infarktet janë 17 për qind më të shpeshta në javën kur ora shtyhet para, sesa dy javë para saj, pohojnë hulumtuesit e spitalit “William Beaumont” në Michigan. Gjithashtu, shpeshtësia e sulmeve në zemër është 71 për qind më e lartë në krahasim me ditën e parafundit me llogaritje dimërore të kohës.

Studimi i botuar në një revistë amerikane për kardiologjinë thotë se çrregullimet e gjumit pengojnë nivelin e hormoneve dhe rrisin shtypjen e gjakut gjë që ndikon në zemër.

Kalimi në llogaritje dimërore të kohës nuk ka një ndikim të tillë në sistemin kardiovaskular. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.