Si mund të shpëtoni nga depresioni?

22:33 / 10.02.2013
Për të shpëtuar nga depresioni në radhë të parë duhet të pranojmë gjendjen ekzistuese. Ndihma e dhënë që në fillim luan një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së jetës së personit të prekur dhe mbrojtjen e tij nga rreziqet.

20-40 % e 121 milionë personave në depresion tentojnë të vetëvriten. 10-15% humbasin jetën. Pranimi i gjendjes dhe i kurimit është gjëja e vetme që duhet bërë për t’ia dalë mbanë përballë kësaj sëmundjeje.

Njëri nga problemet më të mëdha të shekullit, është depresioni. Ndërsa grupi më i rrezikuar nga hyrja në depresion janë femrat. Mundësia e hyrjes në depresion në çfarëdolloj periudhe të jetës nga një femër është 10-20%. Duke pohuar se nga bashkimi i depresionit me shumë faktorë të tjerë krijohet një tablo psikiatrike, specialistët theksojnë se depresioni është një nga faktorët kryesore të vetëvrasjeve.

Nga studimet e bëra së fundmi është vënë se për shkak të numrit të ulët të specialistëve, ngurrimit të njerëzve për të marrë ndihmë, vështirësitë ekonomike dhe sociale, vetëm një e katërta e të sëmurëve me depresion preferojnë të kurohen. Tek të sëmurët me depresion aplikohen ilaçet dhe psikoterapia.
Megjithëse psikoterapia nuk e tregon ndikimin e saj shpejt, është më efektive për një kohë të gjatë. Mundësia e përsëritjes së të njëjtit shqetësim tek personat që kurohen është më e ulët edhe këta persona e ndjejnë veten më mire kur shërohen plotësisht.
Psikoterapia ndihmon personin në depresion dhe familjen e tij për ta kaluar sa më lehtë këtë periudhë. Duhet pasur parasysh fakti se depresioni është një sëmundje e kurueshme. Ndihma e dhënë që në fillim luan një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së jetës së personit të prekur dhe mbrojtjen e tij nga rreziqet. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
16:13 / 18.05.2013
Bonnie Tyler

Bonnie Tyler anuloi konferencën për shtyp, u frikësua nga humbja e zërit

Këngëtarja që përfaqëson Britaninë e Madhe në Eurovision, Bonnie Tyler, ka anuluar konferencën për shtyp të së premt...
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.