Testet e inteligjencës janë të padobishme

5:24 / 14.01.2013
Hulumtimi më i ri, që ka të bëjë me inteligjencën, që njëherësh është edhe hulumtimi më i gjerë i bërë ndonjëherë, ka treguar se testet e inteligjencës në fakt janë - të padobishme.

Në hulumtim kishin marrë pjesë disa mijëra njerëz, ku secili prej tyre ishte dashur t'i zgjidhë 12 teste që kërkonin planifikim, arsyetim, kujtesë dhe vëmendje. Njëri nga aspektet të cilin ekspertët e kishin hulumtuar ishte edhe prejardhja e të anketuarit, prandaj kishin ardhur në përfundim se inteligjenca varet nga tre faktorë: kujtesa e një afati të shkurtë kohor, arsyetimi dhe shkathtësitë verbale. Por, nëse dikush ka rezultate të mira në njërin prej tyre nuk do të thotë se do të ketë edhe në dy të tjerët.

Ekspertët nga universiteti kanadez në Ontario kanë hulumtuar disa pjesë të caktuara të trurit, se si reagonin ato gjatë zgjedhjes së testeve. Hulumtimi ka treguar se testet tradicionale të inteligjencës ishin 'tepër të thjeshta'.

Dr. Adrian Owen thotë se testet e inteligjencës janë të pakuptimta, sepse nëse nuk arrini rezultatin e duhur, kjo nuk do të thotë asgjë për inteligjencën tuaj të përgjithshme.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.