Testohet ilaçi për shërimin e kancerit të gjirit

1:17 / 13.06.2012
Mjekët amerikanë me sukses kanë testuar ilaçin për shërimin e tumoreve të gjirit.

Prodhuesi i këtij ilaçi, me emrin T-DM1, është kompania farmaceutike zvicerane “Genetec”, në bashkëpunim me firmën ImmunoGen, transmeton AP.

Në testimin final, në të cilin janë përfshirë rreth 1000 pacientë me sëmundje shumë të avancuar, trajtimi eksperimental me ilaçin T-DM l ka zgjatur për disa muaj periudhën pa përkeqësime, thekon udhëheqësja e hulumtimeve, Kimberly Blackwell, nga Universiteti Duke. Dhe ajo që është më e rëndësishme, ka tregues që ky ilaç zgjat edhe mbijetesën e pacientëve. Dy vjet pasi që e kanë marrë, 65 për qind e pacienteve ende kanë qenë gjallë, në krahasim me 47 për qind në grupin kontrollues, që kanë marrë terapinë standarde.
llaçi është ende eksperimental, theksojnë ekspertët, ndërsa në treg mund të shfaqet në afat prej një viti.

Trajtimi bazohet në “herceptinën”, ilaçin e parë në terapinë e kancerit i cili është orientuar dhe përqendruar në gjene të caktuara. Tek T-DM1 “herceptina” është kombinuar me medikamentin e caktuar kimioterapik, aq toksik, sa që nuk mundet të jepet në mënyrë të pavarur, si edhe me një kimikat tjetër, i cili i mban bashkë dy përbërësit e sipërpërmendur derisa të mos arrijnë deri te qelizat kancerogjene. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
14:08 / 19.05.2013
Beyonce

Beyonce synoi të bëhej sikur Whitney Houston

Superylli amerikan, Beyonce, ka deklaruar se ajo ka synuar dikur që të bëhet e talentuar dhe e famshme sa Ëhitney Houston.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.