Thonjtë kërkojnë vëmendje të veçantë

7:21 / 4.03.2013

Thonjtë me manikyr duken shumë bukur dhe ju bëjnë të ndiheni sikur e keni kompletuar pamjen tuaj, por për t’i bërë ata të duken të përsosur gjatë tërë kohës ju duhet të harxhoni kohë dhe para.

Ja disa këshilla që nuk kërkojnë shumë kohë për të arritur një pamje të bukur.

Prisni thonjtë pasi të dilni nga dushi
Kur keni nevojë të preni thonjtë tuaj koha më e mirë për këtë është pasi të kenë qëndruar në ujë për një kohë. Kjo i zbutë ata dhe i bën më të lehtë për t’u prerë pa pasur rrezik të thyhen.

Eliminojeni kutikulën
Pasi t’i keni prerë dhe formësuar, përdoreni shkopin e veçantë për kutikulën dhe eliminoni atë duke e shtypur nga fundi i thoit. Kujdesuni për to herë pas here në mënyrë që të mos keni probleme më vonë.

Përdorni llak të tejdukshëm
Asgjë nuk duket më keq se llaku kur fillon të copëtohet, por të gjithë e dimë që manikyri nuk zgjat. Nëse përdorni një llak të tejdukshëm do t’ju jepini thonjve një pamje të shkëlqyer, të lëmuar dhe të pastër.

Hidratoni thonjtë
Thonjtë tuaj duhet të hidratohen njëjtë sikur lëkura juaj, sidomos nëse përdorni aceton në mënyrë të rregullt. Kur përdorni kremra hidratues në lëkurën e fytyrës dhe duarve, përdorni pak edhe në thonjtë tuaj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.