Traumat do t'i largojmë me shpëlarjen e trurit?

7:47 / 3.04.2013

Traumat na rëndojnë dhe na e bëjnë jetën të tmerrshme. Por shkencëtarët pohojnë që kanë gjetur mënyrën e zgjidhjes së këtij problemi.

Traumat janë gjë e tmerrshme, na mundojnë edhe ditën edhe natën pasi që nga ndodhin, në fakt deri tani në mjekësi nuk ka ekzistuar mënyra në të cilën mund të reduktohet intensiteti dhe forca e kujtimeve traumatike. Problemet e tilla i kanë zgjidhur me qasje alternative, por nuk i kanë pranuar të gjithë.

Për njerëzit që nuk munden pa mjekësi klasike, laboratori për stres traumatik në Toulouse ka zhvilluar terapinë e cila i bën të pranueshme kujtimet traumatike, për çka u është dashur më shumë se pesë vjet punë. Profesori kanadez Alain Brunet, i pari është kujtuar për përdorimin e propranololit, kompozimit kundër migrenës, të cilin e kanë marrë oralisht pacientët një orë e gjysmë para riaktivizmit të kujtimeve traumatike.

Deri tani metoda është testuar në 40 pacientë me çrregullimin stresues posttraumatik kronik si pasojë e agresionit ose aksidentit, ndërsa rezultatet janë më shumë të mira.
Vetëm me një seancë të terapisë me propranolol është reduktuar numri i reagimeve psikologjike në kujtimet e tilla, nga djersitja e deri te çrregullimi i aktivitetit të zemrës.

Shkencëtarët kanë pasur sukses të bindin shtetin që bëhet fjalë për ilaç potencialisht shumë të dobishëm dhe kështu hulumtimi vazhdon të mundësohet nga subvencionet shtetërore.

Propranololi është beta bllokator i cili inhibon sintezën e proteinave gjatë përjetimit të sërishëm të kujtimeve traumatike, duke reduktuar në këtë mënyrë reaksionet emotive. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.