Trendet aktuale të flokëve për meshkuj

12:14 / 5.09.2010

A ju duhet ndihma para zgjedhjes së modelit të flokëve? Kërkoni diçka të re? Lexoni se cilat janë top trendet aktuale të flokëve për meshkuj.

Flokë të shkurtë

Nëse çdo vit ndërroni gardërobën, pse të mos ndërroni edhe stilin e flokëve. Megjithatë, modeli i flokëve duhet t’i përshtatet fytyrës suaj.

Mosha ka dhe s’ka rëndësi. Nëse jeni të moshuar, nuk do të thotë që përherë të keni të njëjtën prerje flokësh, ama mos e teproni.

Flokë të gjatë

Disa meshkuj kanë dëshirë të mbajnë flokë të gjatë. Porse, nëse flokët nuk janë të rregulluar si duhet, do të duken thjeshtë të çuditshëm.

Imperativ i meshkujve duhet të jetë që të mos lejojnë që flokët të rriten përtej krahut.
Ky model floku nuk kërkon shumë mund përveç krehjes pas pastrimit. Thekson karakterin e përgjithshëm. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.