Tri shprehi për shpinë të shëndetshme

22:54 / 9.02.2013
Janë tetë minuta që duhet t'i ndani në ditë për t'i aplikuar tri shprehi të mira për shpinën tuaj.

Nëse nuk dëshironi të keni probleme serioze me shpinën, duhet të mbani një qëndrim të duhur gjatë uljes dhe ecjes, që me ushtrime t'i forconi muskujt dhe që sa më parë t'i mësoni tri shprehi të mira, të cilat do të ju ndihmojnë shumë, e për to duhet që për çdo dhe të ndani vetëm tetë minuta.

2 minuta për zgjatje relaksuese
Qëndroni para tavolinës, përkuluni në kënd prej 90 shkallësh, me duar mbajuni për tavoline, drejtoni këmbët dhe përpiquni që prapanicën ta shtyni sa më mbrapa, duke mos u larguar nga tavolina. Në atë mënyrë lehtë merrni frymë thellë, mbajeni frymën disa sekonda, e më pas lëshojeni atë.

4 minuta për masazh të shpejtë
Me lëvizje qarkore me majat e gishtërinjve për dy minuta bëjini masazh pjesës pas gjurit, e më pas edhe për dy minuta bëjini masazh pjesës së jashtme të nyjës së këmbës, te gilca e Akilit. Ky lloj i masazhit nxit qarkullimin dhe parandalon paraqitjen e ngërçeve në muskuj.

2 minuta për masazh me vajra esenciale
Uluni në karrige ose në shtrat, në shuplakë të dorës i hidhni dy-tri pika vaj esencial të rozmarinës ose livandës, fërkojini shuplakët në mënyrë që të ngrohet vaji, e më pas fërkojeni pjesën e poshtme të shpinës. Një masazh i tillë do të ju bëjë mirë dhe do të ju freskojë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.