Uji krejtësisht i pastër nuk ka shije të mirë

18:52 / 23.08.2012
Kur njerëzit thonë që uji ka shije të mirë, kjo do të thotë që shija e tij është shumë e afërt me pështymën e tyre.

“Kur provoni ujin, ju e krahasoni shijen e tij me pështymën e gojës tuaj, ndërsa pështyma në gojë është e njelmët”, ka thënë Gary Burlingame i cili mbikëqyr kualitetin e ujit në Philadelphia.

Pështyma mbron nga bakteret, e lag ushqimin, ndihmon në shqiptimin e fjalëve të caktuara dhe na jep shenjë kur pimë diçka të keqe.

Nëse uji pastrohet tërësisht ai bëhet i papërshtatshëm për konsumim. Në botën e elektronikes, prodhuesit nga uji i nxjerrin të gjithë mineralet, gazin e shpërbërë dhe grimcat e papastra. Rezultati është uji i cili quhet ultra i pastër. Ky ujë përdoret për pastrimin e pajisjeve të ndjeshme, ashtu siç janë gjysmëpërçuesit të cilët gjenden në mikroçipat kompjuterikë.

Uji ka ngarkesë të lehtë negative, çka do të thotë është i mirë për tretje ose shpërbërjen e molekulave të tjera. Kur uji gjendet në gjendje ultra të pastër, ai atëherë është pastrues i cili absorbon edhe grimcat më të vogla të papastërtisë. Kur njeriu do të pinte ujë ultra të pastër, atë moment kur ai do të prekë buzët e tij, uji do të fillonte të tërhiqte minerale nga pështyma.

“Goja e njeriut kërkon kalium, magnez dhe minerale të tjera. Goja e njeriut ka mënyrën në të cilën na thotë që i mungon”, ka thënë - Arthur von Wiesenberger; shijuesi profesional i ujit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
12:37 / 19.06.2013

Kanada konfirmon vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli ka pritur të mërkurën Ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente p...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.