Ulcera e rrezikshme

13:34 / 16.03.2009

Një studim i ri njofton se pacientët me ulcerë hemorragjike të lukthit të cilët pranohen në spital gjatë vikendeve, janë shumë më të rrezikuar për të mos mbijetuar, në krahasim me pacientët të cilët lajmërohen në spital gjatë ditëve të tjera të javës.

Përveç kësaj, pacientët të cilët pranohen në spital gjatë fundjavës, janë më të prirë që t’i nënshtrohen operacionit për ta mjekuar sëmundjen, kështu që duhet të kalojnë kohë më të gjatë në spital.

Arsyeja pse ndodh kjo nuk është e njohur, prandaj ekspertët janë duke hulumtuar për ta zbuluar pse ulcera është më e rrezikshme gjatë vikendeve.

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.