Urthi, zgjidhja vjen nga ushqimi

23:17 / 7.06.2011

I përdorni shpesh erëzat kur gatuani në kuzhinë, tani përdorini për të qetësuar urthin.

1. Shijoni një pjatë të gatuar me shafran indie (turmerik); ajo do të nxi, së prodhimin e lëngjeve tretës të stomakut, duke ndihmuar tretjen e ushqimit dhe parandalimin e formimit të acidit.

2. Studime të reja tregojnë se, ata që vuajnë nga problemet me tretjen e që marrin ekstraktet e bimës, kanë mundësi të përmirë¬sojnë deri në 15% simptoma të tilla, si: fryrje e gazra në stomak, "ngopje e shpejtë" ose humbje e oreksit sapo keni ngrënë 2-3 kafshatat e para. Ndërkohë që, 86% e personave që konsumojnë ekstrakt të angjinares e quajnë qetësimin e simptomave një "kënaqësi".

3. Francezët e nisin vaktin me një ape¬ritiv që nxit oreksin, sepse ajo përmban lëndë me shije të hidhur që nxisin gjëndrat e pështymës dhe stomakun e duke i dhënë njëkohësisht sinjal edhe trurit për të vënë në lëvizje gjithë sistemin tretës. Gati gjithë bimët me shije të hidhur sig¬urojnë të njëjtin efekt. Të tilla bimë mund të përmenden: gentiana (agnushe, sanëz), luleradhiqe, gjedhe rrepe...

Ja disa këshilla si t’i përdorni ato në ndihmë të tretjes:
• Filloni vaktin me një sallatë me gjethe roka e limon.
• 15-20 minuta para se të hani vaktin, pini ½ filxhani çaj gentiana. Ky çaj të përgatitet në këtë mënyrë: a lugë çaj me rrënjë të grirë të bimës gentiana në 1 filxhan ujë të nxehtë.
• Nëse hani tepër, pini një aperitiv. Treteni atë në një gotë me ujë dhe pijeni. Shija e hidhur do të nxisë tretjen dhe pas gjysmë ore do të ndiheni shumë më mirë sesa me bark të fryrë.

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.