Ushqimet që ju bëjnë të disponuar

0:33 / 17.09.2012
Duke u bazuar në hulumtimin më të ri, disa ushqime kanë të njëjtin efekt sikurse edhe antidepresivët.

Nutricistët janë shumë të sigurt se pikërisht këto ushqime mund t’ju ndihmojnë që të ndiheni në mënyrë fantastike.

Çokollata e zezë
Pos faktit se është shumë e shijshme, çokollata e zezë ka një sasi të madhe të magnezit - mineral ky i cili qetëson muskujt dhe zvogëlon tensionimin. Pos kësaj, çokollata e zezë është e pasur edhe me triptofan, i cili ndihmon në zvogëlimin e simptomave të depresionit.

Arrat
Arrat janë të pasura me plot acide ‘omega-3’, të cilat ndihmojnë në luftën kundër depresionit dhe ndryshimit të disponimit. Po ashtu përmirësojnë kujtesën dhe përqendrimin.

Spinaqi
Këto gjethe të gjelbra përmbajnë acidin folik, i cili ndikon në përmirësimin e disponimit. Acidi folik është një antioksidues që punon në mbrojtjen e qelizave të trurit nga radikalët e lirë që ndikojnë në humbjen e energjisë dhe rënien e disponimit.

Mishi i pulës
Ky lloj i mishit është i pasur me vitaminat B12 që ndikojnë në qetësimin e trupit tuaj. Mungesa e këtyre vitaminave mund t'ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe pa disponim.

Avokado
Pos se është shumë i dobishëm për lëkurën, flokët dhe thonjtë, avokado në mënyrë të dobishme ndikon në neurotransmetuesit, shkaku se është i pasur me serotoninë.

Jogurti
Jo vetëm se shihet si një ushqim magjik, por probiotikët që gjenden në jogurt përmirësojnë disponimin, si dhe ndikojnë në forcimin e sistemit imun.

Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër është përplot me teaninë, antioksidues ky që ndikon njësoj sikurse qetësues.

Frutat e malit
Boronicat, dredhëzat dhe mjedrat janë të pasura me antocianid dhe materie ushqyese që ndikojnë në zvogëlimin e simptomave të stresit dhe të depresionit.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.