Ushqimi djegës shkakton ankthe

22:15 / 19.02.2013
Nëse në mes të natës zgjoheni nga ankthi, në të cilin dikush ju ndjek me sharrë motorike, duhet të mendoni nëse në mbrëmje keni ngrënë ushqim djegës dhe të mos e bëni më një gabim të tillë.

"Ekzistojnë dëshmi që shujtat djegëse, të cilat i keni ngrënë pak para se të bini në gjumë, mund të shkaktojnë ëndrra të çuditshme. Në fakt, cilado shujtë që e konsumoni para fjetjes mund të shkaktojë më shumë ëndrra për shkak se ngrënia në mbrëmje e rrit aktivitetin dhe temperaturën e organizmit", thotë Dr. Charles Bai, i cili merret me çrregullimet e gjumit në klinikën e Cleveland.

Organizmi i zgjuar mund të sjellë deri tek aktiviteti më i madh i trurit, gjë që shkakton një fazë më të gjatë të 'REM'-gjumit. Çdo 90 minuta arrin një fazë 'REM', e cila është pjesë standarde e gjumit. Kur njerëzit ëndërrojnë më shumë, e një gjë e tillë ndodh në 'REM'-faza, truri bëhet aktiv sikur kur jeni i zgjuar, ndërsa sytë lëvizin nën kapakë.

Ankthet gjithashtu ndodhin vetëm gjatë 'REM'-fazave, e për shkak se bëhet fjalë për ëndrra me emocione negative, ato e shqetësojnë gjumin dhe ne më lehtë i kujtojmë ëndrrat e këqija. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.