Ushtrim për forcimin e vitheve

1:46 / 25.05.2012

Është një ushtrim për forcimin e vitheve, i cili ndikon edhe në muskujt e pasmë të kofshëve dhe në përmirësimin e baraspeshës.

Si ushtrohet: Qëndroni në shputa, në gjerësinë e shpatullave, me gjunjët pak të lakuar. Ngrini njërën këmbë nga dyshemeja dhe tërhiqeni prapa derisa të bëhet paralel me dyshemenë.
Kini kujdes që shpina gjatë gjithë kohës të jetë në pozitë të drejtë.
Qëndroni në atë pozitë disa sekonda, pastaj edhe pak tërhiqeni këmbën prapa dhe kthehuni në pozitën fillestare.

Përsëriten ushtrimin pesë herë dhe pastaj ushtroni edhe me këmbën tjetër. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.