Vetëm një gllënjkë e birrës nxit lirimin e hormonit të lumturisë

0:02 / 24.04.2013

Shija e birrës, dhe jo alkoolit në të ndikon në funksionet e trurit të lidhura me dëshirën, ajo nxit sekretimin e hormonit të dopaminës që lidhet me kujtimet e gëzueshme.

Vetë shija e birrës është e mjaftueshme për disponimin e mirë, ka treguar studim i Universitetit Indiana. Në eksperiment janë hulumtuar efektet e birrës në vullnetarët të cilët kanë shijuar 15 ml birrë përgjatë 45 minutave, ndërsa para dhe pas pirjes u kanë skanuar trurin.

Shkencëtarët kanë zbuluar që vetë shija e birrës është e mjaftueshme për lirimin e shtuar të hormonit të dopaminës, kimikatit i cili në tru lidhet me përvojat e këndshme. Deri te lirimi i dopaminës vjen në mënyrë natyrale në situata eksituese nga adrenalina, por edhe pas konsumimit të drogës dhe alkoolit.

Megjithatë birra nuk ka ndikim të tillë në prodhimin e dopaminës, por prodhimi i hormonit të lumturisë lidhet me shijet e saj dhe ndjenjat pozitive që i zgjon, shkruan "Live Science".

"Rezultatet nuk janë befasuese, por për herë të parë kemi vërtetuar që pijet alkoolike kanë ndikim të madh në disponimin tonë se sa ne e dimë", - ka deklaruar udhëheqësi i studimit, profesori David Kareken. Ai tutje shton se si sekretimi i dopaminës ka qenë më i theksuar te meshkujt të cilët kanë pasur raste të alkoolizmit në familje.

"Studimi demonstron që shija vetvetiu ka ndikim në funksionet e trurit të lidhura me dëshirat dhe epshin, - ka thënë profesori Peter Anderson nga Universiteti Newscastle. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.