Vitamina B3 në vend të antibiotikëve

1:07 / 23.10.2012
Dozat e larta të vitaminës B3 në masë të madhe rrisin aftësinë e sistemit të imunitetit për të krijuar antitrupa, duke përfshirë edhe ata që mund të shkatërrojnë superbakteret.

Antibiotikët duhet t’i marrim në momentet kur sistemi i imunitetit tonë nuk është më në gjendje të përballet me bakteret dhe ka nevojë për ndihmë. Njëkohësisht, antibiotikët janë aq shumë në përdorim sa që tashmë janë zhvilluar superbakteret, të cilat janë rezistente në cilindo antibiotik.

Hulumtimet kanë treguar që dozat e larta të vitaminës B3 ose nikotinamideve me të madhe rrisin aftësinë e sistemit të imunitetit për të krijuar antitrupa, duke përfshirë edhe ata që mund të shkatërrojnë superbakteret. Infeksionet e rrezikshme krijohen si pasojë e mungesës së disa proteinave në neutrofile, por dozat e larta të vitaminës B3 përforcojnë pikërisht sekretimin e kësaj proteine.

Hulumtimet e para janë kryer në minj, por rezultatet e njëjta janë fituar edhe në qelizat, njerëzore. Problem i vogël është që dozat terapeutike nuk mund të futen përmes ushqimit normal, por lajmi i mirë është që nuk mund të mbidozohemi me vitaminë B3 sepse sasitë e përdorura në këtë terapi tashmë janë përdorur në terapitë tjera pa pasoja.

Burime të pasura të vitaminës së lirë B3 janë mëlçia, mishi, drithërat, bimët bishtajore dhe kikiriku. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.