Vitamina D zbut simptomat e astmës

2:19 / 21.05.2013

Shumica e pacientëve me astmë që kalojnë kohën në dritën e diellit mund të kenë një lehtësim në simptomat e tyre, sugjerojnë hulumtuesit.

“King ‘s College” në Londër, vlerëson se nivelet e ulëta të vitaminës D, e cila prodhohet në trup nga rrezet e diellit, janë të lidhura me një përkeqësim të simptomave.

Hulumtimi i tij i fundit tregon se vitamina zbut pjesën mbi-aktive të sistemit imunitar në astmë.

Njerëzit me astmë kanë vështirësi për të marrë frymë, kur rrugët e frymëmarrjes së tyre skuqen dhe fryma ngushtohet. Shumica e njerëzve trajtohen me steroid, por medikamenti nuk vepron për të gjithë.

Ekipi tani është duke zhvilluar hulumtimet klinike për të parë nëse duke i dhënë vitaminë D pacientëve mund të lehtësohen simptomat e tyre. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.