| |
|
Yndyrat “Omega-3” parandalojnë kancerin e prostatës
Menyja ushqimore e pasur me peshk mund të përmirësojë dukshëm mundësinë për jetë më të gjatë të pacientëve që vuajnë nga kanceri i prostatës.Studimi i botuar në revistën American Journal of Epidemiology thotë se te pacientët në spitale ku rregullisht konsumohet ushqimi i pasur me vaj peshku “Omega-3”, ka pasur përparime evidente, si dhe që rreziku nga vdekja prej kësaj sëmundjeje është reduktuar për 34-40 për qind.
Hulumtimi afatgjatë në Shkollën për Shëndetësi Publike në Boston ka zbuluar se pacientët, të cilët nuk kanë ngrënë sasi të mëdha të yndyrore të ngopura kanë shanse më të vogla për të mbetur gjallë, sesa ata ushqimi i të cilëve ka qenë i pasur me yndyra të ngopura. Shkencëtarët amerikanë gjatë studimit kanë ndjekur 525 meshkuj të cilët mesatarisht kanë pasur 70 vjet. Nga ai numër 22 meshkuj kanë vdekur nga kanceri i prostatës.
Rreziku nga sëmurja e kancerit të prostatës është më i madh pas vitit të pesëdhjetë të jetës, derisa gjenetika gjithashtu ko mjaft ndikim në faktin nëse dikush do të sëmuret nga kjo sëmundje apo jo. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.
|
|
|
|