Zbulohet edhe një rrezik i madh për duhanpirëset

10:31 / 28.04.2013

Studimi i ri zbulon se femrat që konsumojnë vetëm një cigare në ditë e dyfishojnë rrezikun që t'u zhvillohet artriti reumatoid, sëmundja e pashërueshme e cila sjell deri te inflamacioni dhe erozioni i nyjave.

Mushkëritë dhe tërë organizmi vuajnë nga pasojat e konsumimit të duhanit, ndërsa tani është dëshmuar se ai e shkatërron edhe nyjat. Kur ndërpritet konsumimi i duhanit, ndikimet dëmtuese në organizëm zbuten, por edhe atëherë nuk zhduken në tërësi.

Nëse njerëzve u nevojitet edhe një arsye për ta lënë duhanin, hulumtuesit suedezë kanë gjetur një gjë, e cila do të mund të bëjë që femrat më në fund të heqin dorë nga kjo shprehi e keqe. Studimi i ri zbulon se femrat që konsumojnë vetëm një cigare në ditë e dyfishojnë rrezikun që t'u zhvillohet artriti reumatoid, sëmundja e pashërueshme e cila sjell deri te inflamacioni dhe erozioni i nyjave.

Rreziku i rritur nga zhvillimi i sëmundjes me dhimbje ka qenë i njëjtë, edhe nëse femrat kanë konsumuar një ose shtatë cigare në ditë, ndërsa ato që konsumojnë një pako ose më shumë në ditë rreziku është ngjitur në 70 për qind. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.