Zvogëlohet rreziku i zgjimit të pacientit gjatë operacionit

1:11 / 18.09.2012
Me aplikimin e kësaj mënyre, me të cilën përcillet furnizimi i trurit me oksigjen, rreziku i dëmtimit të qelizave nervore dhe ‘zgjimi’ i pacientit gjatë operacionit është sjellë në minimum.

Anëtarja për anesteziologji në Fakultetin e Mjekësisë në Ankara, Neslihan Alkis, ka deklaruar se është shumë me rëndësi që të arrihet qëllimi që gjatë dhënies së anestezionit sistemi nervor të mbahen nën kontroll dhe të jetë në gjendje të një ‘pandjeshmërie nervore’. Alkis ka deklaruar se pacienti para operacionit më së shumti ndien frikën nga vdekja dhe se kjo mundësi gjatë operacionit me këtë teknologji gjithnjë e më shumë sa vjen e zvogëlohet.

“Frika tjetër të cilin e ndien pacienti është ‘frika nga zgjimi’ gjatë kohës së operacionit dhe kjo gjendje në mjekësi quhet ‘gjendje me vetëdije nën ndikimin e anestezionit’, e kjo ndodh shumë rrallë që pacienti të ‘ndiejë’ apo të jetë i vetëdijshëm gjatë operacionit”, ka deklaruar Alkis.

Alkis ka sqaruar se me mënyrat më të reja aplikohet sistemi për përcjelljen e oksigjenit në ind, i quajtur “Near Infra Red Spectroscopy” që informon gjithçka rreth asaj që ndodh gjatë operacionit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.