LAJMI I FUNDIT:

Shenjat e trupit që tregojnë se veshkat i keni në rrezik…

Shenjat e trupit që tregojnë se veshkat i keni në rrezik…

Veshkat gjenden menjëherë poshtë brinjëve dhe sigurojnë se trupi është i balancuar në të gjitha mënyrat – proces i quajtur hemostaza. Detyra e veshkave është largimi i toksinave nga trupi, qoftë kjo përmes urinës apo jashtëqitjes.

Ato gjithashtu ndihmojnë në detoksikimin e trupit duke e pastruar gjakun çdo ditë, duke u siguruar se shtypja e gjakut është në nivel, duke e furnizuar trupin me oksigjen etj., transmeton Telegrafi.


Prandaj, në rast se i keni veshkat në rrezik, trupi do t’ju paralajmërojë përmes disa simptomave.

Pjesë të ënjtura

Mënyrë e lehtë për të kuptuar nëse keni probleme me veshkë është kur jeni duke urinuar apo djersitur më pak. Mbajtja e ujit në këtë mënyrë, rezulton duke i bërë nyejt fytyrën dhe gjymtyrët të ënjten apo fryhen.

Ndryshime në urinë

Problemet me urinim zakonisht janë shenjë e madhe që tregojnë se keni probleme me veshkë.

Nëse jeni duke urinuar më rrallë dhe urina mban ngjyrë të errët, atëherë keni kujdes.

Skuqje të lëkurës

Kur diçka ndodhë në organizëm, edhe lëkura reagon. Kjo ndodhë veçanërisht nëse veshkat nuk janë duke e kryer punën siç duket.

Pra, irritomi, skuqja etj., tregojnë se mund të keni probleme me veshka.

Lodheni më lehtë

Veshkat e shëndetshme e prodhojnë hormonin EPO (eritropoietinin), duke i lejuar qelizat e kuqe të gjakut të mbajnë oksigjenin.

Nëse qelizat e kuqe të gjakut janë në nivel të ulët, atëherë ju lodheni më shpejt dhe kjo ndikon në funksionin e trurit dhe muskujve.

Simptoma tjera të cilat tregojnë se mund të keni probleme me veshkë, janë edhe: problemet me frymëmarrje, dhimbjet, marramendja apo përqendrimi i dobët etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori