LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita Botërore e Zemrës

Shënohet Dita Botërore e Zemrës

Sot, me aktivitete të ndryshme shënohet Dita Botërore e Zemrës.

Në këto aktivitete u dhanë këshilla për shmangien e vdekjes së parakohshme duke kontrolluar këta katër faktorë: rreziku – pirja e duhanit, dieta jo e shëndetshme, mos aktiviteti fizik dhe përdorimi i dëmshëm i alkoolit.


Matje e tensionit, e pulsit, gjatësisë dhe peshës trupore, kalkulimi i Indeksit të Masës Trupore, si dhe parametra tjerë do të analizohen tek qytetarët pa pagesë.

Dita Botërore e Zemrës si aktivitet ka filluar në vitin 2000 me qëllim informimi të popullatës botërore rreth sëmundjeve të zemrës dhe infarktit, të cilat prijnë si shkaktare të vdekjes duke marrë jetën e rreth 17.3 milion njerëzve çdo vit.

Dita Botërore e Zemrës është ngjarje vjetore e cila shënohet në datën 29 Shtator.  Rreth 80% e vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare mund të shmangen nëse mbahen nën kontroll katër faktorë rreziku – pirja e duhanit, dieta jo e shëndetshme, mosaktiviteti fizik dhe përdorimi i dëmshëm i alkoolit.

Shenjat vitale janë një grup më të rëndësishme që tregojë për gjendjen e funksioneve vitale të trupit të njeriut. Këto matje bëhen për ta bërë një parallogari të gjendjes fizike shëndetësore, duke e fituar kështu një ide për sëmundjet e mundshme.

Nën mbikëqyrjen e ligjëruesve të Kolegjit Universi, infermier të licencuar së bashku me studentë të këtij kolegji, do të bëhet matja e këtyre shenjave vitale tek qytetarët e Prishtinës, në sheshin “Nëna Terezë”, nga ora 10:00 deri në orën 15:00.

Matje e tensionit, e pulsit, gjatësisë dhe peshës trupore, kalkulimi i Indeksit të Masës Trupore, si dhe parametra tjerë do të analizohen tek qytetarët pa pagesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori