Për herë të parë në Kosovë edhe gratë fermere e kanë ditën e tyre. Rreth 300 prej tyre sot ishin pjesë e manifestimit “Dita e Gruas Fermere”, në të cilin u diskutua për rolin e gruas dhe për rezultatet e arritura në sektorin e bujqësisë.
Në këtë manifestim, që sivjet është organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me UNDP-in, USAID-in dhe shoqatat e grave fermere, u zgjodhën edhe fermeret më të suksesshme në prodhimtarinë e sektorit të hortikulturës dhe në atë blegtorale, të cilave ju ndan edhe nga 5000 euro grante investive.
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tregoi se përmes përkrahjes që kanë filluar ta japin për gratë fermere kanë arritur të bëjnë lëvizje pozitive dhe të shënojnë progres në fuqizimin e tyre, por sipas tij nevojitet një përkushtim edhe më i madh institucional. “Gjatë këtij viti, për t’i inkurajuar gratë që të merren edhe më shumë me aktivitete ekonomike në vende agro-rurale, ne ju kemi krijuar mundësi dhe avantazhe në sistemin e poentimit, që të përfitojnë sa më lehtë grante investive për projektet e tyre të zhvillimit rural dhe kështu edhe ka rezultuar. Këto ndryshime i kemi bërë dhe jemi duke i bërë për shkak se shumicës së grave në zonat rurale, përkundër faktit që janë të përfshira në aktivitete bujqësore të përditshme, ju mungon qasja në tregje dhe ju mungojnë mjetet financiare për të investuar”, tha ministri Stavileci.
Ai tregoi se nga 9 fermere sa ishin përfituese të skemave mbështetëse në vitin e kaluar, sivjet janë bërë 150 gra fermere që kanë përfituar grante investive e subvencione dhe vlera e përkrahjes është gjashtëfishuar.
Ndërsa, sipas përfaqësueses së UNDP-së në Kosovë, Osnat Lubrani, përpara gratë fermere kanë edhe një rrugë të gjatë dhe të mundimshme për t’i thyer barrierat me të cilat ballafaqohen. “Përgjatë këtij rrugëtimi ne duhet të mendojmë mbi atë se si mundemi t’i eliminojmë barrierat me të cilat ballafaqohen gratë dhe investimi në gra është një gjë e rëndësishme për të arritur sukses në përparimin e ndërmarrjeve rurale”, tha ajo.
Në anën tjetër, përfaqësuesja e Grupit të Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës, Teuta Sahatqija, kërkoi nga institucionet vendore dhe ato të huaja që të investojnë edhe më shumë në fuqizimin e grave në Kosovë.
“Në zhvillimin e sektorit të bujqësisë një rol të rëndësishëm e kanë edhe gratë dhe për këtë arsye investimi në gratë fermere, është i domosdoshëm sepse kështu krijohen mundësitë për punësimin e shumë grave tjera në këtë sektor”, tha Sahatqija.
Ndryshe, dy fermeret më të suksesshme u zgjodhën Selvete Fetahu nga fshati Sfeqël i komunës së Podujevës, e cila merret me kultivimin e lakrave, specave dhe me përpunimin e pemëve dhe perimeve, si dhe Vlora Xhemajli nga fshati Rrecaj i komunës së Gjakovës, e cila udhëheq një biznes për rritjen dhe shitjen e deleve dhe produkteve shtesë të nxjerra prej tyre.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, me orar të plotë, jo të plotë dhe sezonal, të angazhuara në aktivitete bujqësore janë mbi 200 mijë gra. Ndërsa, ideja e nderimit të grave fermere me një ditë të veçantë është propozuar në Konferencën e Katërt Botërore të Grave në Pekin në vitin 1995. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Modë apo relaks?
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre