LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Qeveria është në panik

Sherifi: Qeveria është në panik

Demarkacioni me Malin e Zi është dërguar në Kuvend dhe këto ditë pritet që të bëhet ratifikimi i kësaj marrëveshje, raporton Indeksonline.

Tashmë është bërë pothuajse një vit prej kur kjo marrëveshje nuk ka arritur ratifikimin shkak i kundërshtimit nga ana e opozitës kosovare.

Për anëtarin e Kryesisë së “Nismës për Kosovën”, Bilall Sherifin, pas humbjes së debatit që u mbajt me 3 gusht, Qeveria e Kosovës është në panik total.

“Kryeministri Mustafa ende pa përfunduar debati pati ftuar mbledhjen e qeverisë. Përmes këtij veprimi ai dëshmoi se fare nuk i ka interesuar se çfarë rezultati do të sjell ky debat. Prandaj, në mungesë të argumenteve për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin ai dhe vartësit e tij po tentojnë që përmes fuqisë së numrave duke e ratifikuar marrëveshjen ta mbyllin këtë çështje”, ka thënë Sherifi për Indeksonline.

Sipas tij, nga kjo del se kjo qeveri nuk e ka ndërmend të ndalet në ndërmarrjen e saj kundër interesave të vendit.

“Mendoj se janë dy rrugë se si kjo qeveri do të mund të detyrohej të heq dorë nga ratifikimi i kësaj marrëveshje: e para dhe më e mira do të ishte sikur deputetët e tyre të deklarohen publikisht se në rast se marrëveshja vjen në Kuvend, ata do të votojnë kundër saj”, ka thënë ai.

Tutje, Sherifi shtoi se në rast se kjo nuk ndodh, atëherë protesta masive si mjet i fundit kundër ratifikimit gjithsesi se do të duhej të thirrej në mënyrë që kjo marrëveshje të mos kalojë, shkruan Indeksonline.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori