LAJMI I FUNDIT:

Sherr në Këshillin e Gjirokastrës (Video)

Sherr në Këshillin e Gjirokastrës (Video)

Një përplasje e fortë verbale u shënua sot në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë së Gjirokastrës.

Debati mes ish-kreut të Komunës së Lazaratit, Dashamir Aliko dhe anëtarit të Partisë Socialiste, Petrit Brahimi degjeneroi në fyerje, teksa Aliko kërkoi që të mos miratohet propozimi për rritjen e tarifave për infrastrukturën.


Ai tha se këtë gjë e kundërshtojnë dhe shumë anëtarë të majtë, por nuk kanë gojë të flasin pasi janë “sahanlëpirës”.

Për qetësimin e gjakrave ndërhyri kreu i Partisë Demokratike, dega Gjirokastër, Roland Bejko.

Por debati i ashpër mes kushërinjve, që ndajnë bindje të ndryshme politike, vazhdoi edhe jashtë sallës së mbledhjes ku fyerjet kanë qenë edhe më të ashpra, përcjellin mediat shqiptare.

Ja debati i tyre:

Aliko: Na keni premtuar tarifa më të ulëta jo tarifa më të larta, aty njerëzit janë pa bukë, po ju jeni të pacipë, sidomos ata këshilltarët, ata sahanlëpirësit. Këtu ka shumë sahanlëpirës po nuk ja mban nga interesat e lidhura me pushtetin.

Karalli: Kujt s’ia mban more?

Aliko: Fshatarët janë pa bukë për darkë ju thoni mos ulen tarifat.

Brahimi: Në fshat ka pllakosur ndërtimi po rri more!

Aliko: Ku ka pllakosur ndërtimi? Unë kam menduar dhe për ty. Ik ore edepsëz!

Aliko: Rri mirë, palaço, surrat u bë surrati jot, rri mirë aty, palaço, qelbësirë, unë të bëra kryetar KSH-je ty mizerje.

Brahimi: Qelbanik m*ti!

Aliko: Mua mos më thuaj qelbanik o palaço , o palacoja i m*tit sahanlëpirës.

Bejko: O Petro, po rri tani!

Brahimi: Sahanlëpirës s’ka pse thotë. Më shau, ta duroj unë?

Bejko: Ai bëri jashtëzakonisht gabim. Po dhe ti e shave.

Brahimi: Ti pse s’i fole?

Bejko: I fola, a je në terezi? Ulu se do e zgjidhim këtë muhabet, bëhemi gazi i botës, ju jeni kushërinj, je në terezi a s’je në terezi?!

Brahimi: Më shau

Bejko: Ç’a muhabeti bën. Ulu atje. Është turp.