LAJMI I FUNDIT:

Shet gjak për të blerë miell!

“Nuk ka qenë e rëndësishme të mendosh për veten, ka qenë e nevojshme dhe obligative t’i përgjigjesh thirrjes për rezistencë dhe përpjekjes për liri nga UÇK-ja”. Kështu e nis rrëfimin e tij Jakup Rexhepi, një ish-ushtar i UÇK-së në zonën e Koshares.

Jakupi është njëri nga shumë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftës iu bashkëngjit me një qëllim të cilin e thotë se ishte betimi mbi flamur dhe vetëm çfarë thotë betimi. Ai mendon që nuk ka pas shpërblim më të madh për të sesa çlirimi i Kosovës nga regjimi serb në vitin 1999. Momentet personale dhe të bashkëluftëtarëve të tij janë të idealit dhe sakrificës. Për të asnjëherë nuk është shtruar si çështje njohja e kontributit personal, por vlerësimi i sakrificës, vlerësimi i mundit, që tash e 13 vite nuk është njohur.


Jakupi është 49 vjeçar. Ka një familje të shëndoshë me të cilën është i kënaqur. Ai e ka të mbaruar shkollën e lartë të elektroteknikës në vitin 1989. Jakupi jeton së bashku me gruan dhe i ka gjashtë fëmijë, nga mosha gjashtëvjeçare e deri në atë 17 vjeçare. Banimi i tij karakterizohet në një shtëpi dykatëshe – të lënë nga babai i tij – e ndërtuar para 50 viteve, e ku kati i parë është i pabanuar për shkak që kur bie shi pikon. Ai punon në një dyqan në fshatin e tij, Koshare të Komunës së Ferizajt. Paga e tij mujore është 80 euro.

Sot, 13 vite pas të përfundimit të luftës, ai është i pakënaqur me gjithë gjendjen politike, ekonomike e sociale. Jakupi është njëri nga qytetarët që shpreh indinjatën për qeverinë aktuale, si dhe mbijetesën e vështirë që e kalon ai me familjen e tij. Ky njeri, veteran i UÇK-së, ka qenë i detyruar që gjashtë herë nga 200 mililitra gjak t’i shes, vetëm e vetëm të siguroj miell për bukë fëmijëve. Për të është e rëndësishme më shumë jeta e fëmijëve se sa e tij.

“Për mua fëmijët e mi janë jetë. Më duhet t’i shkolloj dhe të bëhen të aftë për vetveten e tyre”, thotë Jakupi.

Ai thotë që ushqimin nuk e ka të mirë për shkak që nuk është kalorik. Ai është i indinjuar që ka shkuar kohë e gjatë deri në miratimin e Ligjit mbi veteranët. Është dashur kohë e gjatë që kujdesi të vendoset, ashtu siç e kanë shumë vende të tjera.

Jakupi thotë se gjatë luftës flitej shumë për të drejtat e njeriut nga udhëheqësit në luftë, ndërsa tash ata, po edhe të tjerët, janë shkelësit më të mëdhenj.

“Ata janë bërë milionerë, ndërsa pjesa tjetër nuk ka bukë për fëmijët e vet”.

Jakupi përmend disa nga rastet kur punët e shtëpisë e të familjes i ka pasur ngushtë, e i është dashur të shesë gjakun e tij.

“Prej mbarimit të luftës, gjashtë herë kam shitur gjakun, për të blerë gjëra ushqimore për familjen. Kam nevojë ta bëj edhe tani, por me shëndet nuk jam mirë”, thotë ai. “Unë nuk jam i vetmi që jam kështu. Shumë shokë të mi, bashkëpjesëmarrës në luftë, nuk dallojnë nga unë”.

Në trend

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Kalo në kategori