LAJMI I FUNDIT:

ISIS-i i publikoi celulat e saj “të fjetura“ nëpër botë: Cilat vende rrezikohen në Ballkan!?

ISIS-i i publikoi celulat e saj “të fjetura“ nëpër botë: Cilat vende rrezikohen në Ballkan!?

Agjencia e lajmeve Amak ka publikuar një hartë në të cilën shfaqen vendet ku ka “celula të fjetura” të grupit terrorist ISIS, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas raportit të siguruar nga grupi terrorist disa orë pas sulmit në aeroportin ndërkombëtar “Ataturk” në Stamboll, dhe i cili është publikuar sot nga mediat turke, vendi më i rrezikuar është Turqia. Vijojnë Arabia Saudite, Algjeria, Franca, Tunizia dhe Libani – shtete në të cilët i ashtuquajturi Shteti Islamik i Sirisë dhe Irakut (ISIS), ka realizuar shumë sulme të përgjakshme viteve të fundit.


Si shtete më fuqishme të kontrolluara nga xhihadistët janë përmendur Siria dhe Iraku, ndërsa në Afganistan, Jemen, Somali, Nigeri, Egjipt, Libi, Çeçeni, Dagestan, Filipine ata kanë kontroll mesatar.

Gazeta britanike “Mirror” po ashtu ka publikuar hartën e vendeve që janë caqe të terroristëve islamikë. Në kategorinë me rrezik të veçantë bëjnë pjesë Italia, Islanda, Suedia, Serbia dhe Greqia.

Por, për Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kroacinë, Austrinë, Hungarinë, Rumaninë, Ukrainën dhe Bjellorusinë, rreziku për sulme terroriste është referuar si i moderuar. /Telegrafi/