LAJMI I FUNDIT:

Shiko një film dhe ndihmo të verbrit

Shiko një film dhe ndihmo të verbrit

Grupi i vullnetarëve “Maniakët” në vazhdën e aktiviteteve humanitare, kësaj here në bashkëpunim me organizatën “Education Comes First” do të organizojnë aktivitetin “Shiko një film dhe ndihmo ata qe nuk mund të shikojnë”, aktivitet ky që i dedikohet fëmijëve të verbër të Kosovës.

Sipas statistikave të Shoqatës së të verbërve të Kosovës, janë rreth 138 fëmijë deri në moshën 18 vjet, prej tyre 23 nga mosha 0-6 vjet.

Aktiviteti do të mbahet në Prishtinë nga data 15-16 Korrik 2016, për të vazhduar me komunat tjera në muajt në vijim.

Filmat do të shfaqen në Teatrin Dodona në dy termine nga ora 17:00 dhe nga ora 19:00 dhe përpos që do të ofrojnë një mundësi argëtimi për fëmijët, në këto ditë të nxehta vere do të kenë edhe karakter edukues e për më tepër do të kenë mundësi që fëmijët të kontribuojnë për fëmijët e verbër.

Mjetet që do të mblidhen nga ky aktivitet do të shfrytëzohen për të blerë libra me alfabetin Braille (Braj) për fëmijët e verbër.

“Ne kemi organizuar aktivitete humanitare edhe më parë dhe vullneti i madh i njerëzve për të kontribuar dhe përkrahur grupet që kanë nevojë për më shumë kujdes, na bën që ne të mos ndalemi dhe të japim kontributin tonë aq sa mundemi”.

Për të kontribuar në këtë aktivitet përpos blerjes së biletës për filmat për fëmijë ose dhurimit të të hollave, ju mund të kontribuoni edhe në mënyra tjera duke u bërë pjesë e grupit vullnetar apo duke ofruar ndonjë shërbim/produkt që është i përshtatshëm për këta fëmijë.

Në këtë event do të publikojmë çdo informatë rreth këtij aktiviteti humanitar.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori