LAJMI I FUNDIT:

Shikojeni se si e rrahin pedofilin, pasi e joshën për seks me një 13 vjeçare (Video)

Shikojeni se si e rrahin pedofilin, pasi e joshën për seks me një 13 vjeçare (Video)

Një video shokuese është plasuar në internet në të cilën shihet se si disa të rinj e rrahin një person 47 vjeçar në Rusi, të cilin e kishin joshur përmes internetit duke u prezantuar si një vajzë 13 vjeçare.

Policia ka bërë të ditur se pedofili 47-vjeçar kishte dashur të kryejë marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren pa e ditur se prapa emrit të vajzës së mitur në rrjetin social fshihej një grup adoleshentësh, transmeton Telegrafi.


Në videon e plasuar në internet dëgjohet se si një person i maskuar, derisa po e qëllonte pedofilin, i thoshte se ai i kishte shkruar në internet duke u prezantuar si tinejxherë dhe se dëshironte seks me të.

Derisa personi i maskuar e qëllonte pamëshirshëm pedofili lutej t’ia falnin jetën. /Telegrafi/