LAJMI I FUNDIT:

Shikoni çka thuhet për Maqedoninë në e-mailet e Clinton të publikuara nga WikiLeaks (Dokumente)

Shikoni çka thuhet për Maqedoninë në e-mailet e Clinton të publikuara nga WikiLeaks (Dokumente)
Democratic presidential candidate Hillary Clinton speaks at her first-in-the-nation presidential primary campaign rally, Tuesday, Feb. 9, 2016, in Hooksett, N.H. (AP Photo/Matt Rourke)

WikiLeaks- Organizata botërore e gazetarëve që publikojnë informacione sekrete për institucione dhe figura publike para disa ditëve ka publikuar emaile të Hillary Clinton. Në vigjilje të konventës demokratike ku vërtetohet kandidatura e ish-zonjës së parë të Shteteve Bashkuara të Amerikës për kryetare të shtetit, WikiLeaks ka publikuar edhe mbi 50 emaile për Hillary Clinton e cila është në garë me kandidatin e Republikanëve Donald Trump për të parin e SHBA-ve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Telegrafi ka gjurmuar emailet e saj që tashmë janë publike falë Wikileaks. Janë gjetur 33 rezultate për termin ”Macedonia” ku datojnë email që nga viti 2001.


1.Në vitin 2001 me datë 27 shtator, Claire Coleman ka raportuar tek Hillary Clinton rreth temës së konfliktit në Maqedoni. E-maili ka titullin ”Diplomacia para dhe pas konfliktit” me subjekt ”Ja raporti nga Marc Grossman që keni kërkuar”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Coleman e informon Clinton rreth gjendjes së konfliktit, si është duke vepruar diplomacia e SHBA-ve dhe BE-së, dhe kush është në bisedime.
”Një shembull i parandalimit të konfliktit sipas testit të Lund-it ishte edhe përpjekja e NATO-s në bashkëpunim me BE-në për të shmangur konfliktin civil mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Ky operacion i suksesshëm u udhëheq nga Javier Solana, gjeneral i NATO-s dhe zyrtarë i lartë BE-së. Gjatë kësaj periudhe kam biseduar edhe me Lord Robertson, Javier Solana dhe ambasadorin amerikan në vend James Pardew, të cilin e emëroi presidenti Clinton dhe sekretari Colin për të luajtur rol kryesor në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit” i shkruan Claire Coleman kandidates së Demokratëve për President të SHBA-ve, më datë: 27 shtator, 2001.

WikiLeaks 1

Në kërkim të emaileve të Hillary Clinton ka 33 rezultate lidhur me Maqedoninë por Telegrafi Maqedoni do të ju numëroj vetëm disa më kryesore.

2.Cheryl Mills më datë 28 tetor, 2012 e ka informuar Hillary Clinton se zyra e SHBA-ve në Maqedoni dhe Shqipëri do të ndryshojë veprimin nga mision i plotë në një zyrë normale.

Wikileaks 2

3.Jake Sullivan më datë 11 shtator, 2009 informon Hillary Clinton për mënyrën e votimit për kryetar shteti, ku Maqedoni emërohet në grupin e vendeve me votim me zgjedhje së bashku me 58 vende tjera nëpër botë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Wikileaks 3

4.Sidney Blumenthal më datë 14 qershor, 2009 i ka shkruar Hillary Clinton lidhur me arrestimin e Khaled el-Masri si i dyshuar nga policia e Maqedonisë si spiun i CIA-s në Maqedoni. Masri i ka rrëfyer shërbimit sekret edhe torturat që ia janë bërë atij në burgjet e Maqedonisë. ”Jam mbajtur në qeli të ftohtë, pa krevat dhe pa ujë. Masri nga ky arrestim ka humbur 27 kilogramë. Masri ka qenë i burgosur gabimisht nga Intelegjenca e Maqedonisë, shërbimet e Maqedonisë kanë refuzuar të lirojnë atë dhe e kanë maltretuar. Ai u lirua pas 195 ditëve por askush nuk u dënua nga shërbimet e Maqedonisë për dhunën dhe gabimin ndaj Masri.

Wikileaks 4

5.Cheryl Mills më datë 20 tetor, 2010 i ka shkruar email admirimi për ish ambasadoren e SHBA-ve në Maqedoni Gillian A. Milovanovic. Për Milovanovic shkruhet se ka shërbyer me dinjitet në diplomaci dhe meriton të ngritet në detyrë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Wikileaks 5

6.Karen Tramontano i ka shkruar Cheryl Mills në lidhje me marrëdhëniet Greqi-Maqedoni dhe angazhinin e ish-ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni Phil Reiker. Në email ka qenë e bashkangjitur edhe Hilarry Clinton. Në email flitet edhe për problemin e mos futjes së Maqedonisë në NATO, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Wikileaks 6

7.Huma Abedin më datë 2 janar, 2012 e ka informuar Hillary Clinton për vdekjen e ish-kryetarit të parë të Maqedonisë Kiro Gligorov.

Wikileaks 7

8.Jake Sullivan më datë 3 mars, 2011 e ka informuar Hillary Clinton rreth hapjes së qendrës memoriale për komunitetin hebrej, duke e përkujtuar Holokausin. Në email thuhet se Hannah Rosenthal e ka pyetur sekretaren shtetërore të SHBA-ve nëse mund të inçizohet gjatë mbajtjes së fjalimit të saj në këtë memorial.

Wikileaks 8

Gjithashtu, në komunikimet me postë elektronike janë përmendur edhe emërimet e diplomatëve në Maqedoni nga SHBA-të dhe detyrat e tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më herët Telegrafi publikoi e-mailin e presidentit turk, Recep Tayip Erdogan për ish- kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, e mundësuar nga WikiLeaks-Organizata botërore e gazetarëve që publikojnë informacione sekrete për institucione dhe figura publike./Telegrafi/

Publikohen nga WikiLeaks emailet e partisë së Erdogan, ja çka thuhet për Gruevskin (Foto)
Lexo po ashtu Publikohen nga WikiLeaks emailet e partisë së Erdogan, ja çka thuhet për Gruevskin (Foto)

Të gjithë emailet e Clinton lidhur me Maqedoninë i gjeni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori