LAJMI I FUNDIT:

Shikoni disa nga veturat më të mira nga ‘GoodWood 2016’ (Video)

Shikoni disa nga veturat më të mira nga ‘GoodWood 2016’ (Video)

Moti me shi dhe balta e dendur, nuk i kanë ndaluar entuziastët nga mbarë bota që të shkojnë në Chichester të Anglisë, për të marrë pjesë në festivalin e veturave.

Edicioni i këtij viti i festivalit ‘GoodWood’ ka qenë shumë i pasur, dhe u ka pëlqyer shumë pjesëmarrësve, meqë ka mbledhur numër të madh dhe të shumëllojshëm të veturave, transmeton Telegrafi.


Prej veturave që marrin pjesë në gara, tek ato që janë të bazuara në luks dhe finesa, pothuajse të gjitha llojet janë bërë pjesë e këtij organizimi.

Pos shfaqjes së veturave të ndryshme, është mbajtur edhe gara tradicionale në ngjitjen e një kodre që ndodhet në afërsi.

Pjesëmarrësit kanë pasur rastin të shohin nga afër veturat e ekspozuara, si dhe të njihen me statistika të ndryshme.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni disa nga modelet që janë bërë pjesë e organizimit. /Telegrafi/