LAJMI I FUNDIT:

Shikoni se si qyteti kanadez Alberta është kapluar nga zjarri (Foto/Video)

Shikoni se si qyteti kanadez Alberta është kapluar nga zjarri (Foto/Video)

Rreth 88.000 banorë të evakuuar nga qyteti kanadez Fort Mekmary në Alberta, që është prekur nga zjarri i madh, nuk do të mund të kthehen së shpejti në shtëpitë e tyre, kanë bërë të ditur zyrtarët e këtij vendi.

Ajo çfarë ka përkeqësuar edhe më shumë situatën janë temperaturat e larta dhe forca e erës prej 80 kilometra në orë, që ka shkaktuar zgjerimin e flakës në një sipërfaqe prej 85.000 hektarë, transmeton Telegrafi.

Kanadaja 2

Zjarri që vazhdon të jetë jashtë kontrollit, ka shkatërruar lagje të tëra të këtij qytetit, që është i vendosur në depozitat e naftës.

Tri ditë pasi banorët e këtij qyteti janë detyruar të largohen për shkak të zjarrit, zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me zjarrin duke u munduar t’i shpëtojnë shtëpitë private dhe objekte tjera.

Kanadaja 3

Në aksionin e shpëtimit të qytetit janë angazhuar afro 1.100 zjarrfikës, 145 helikopterë, 138 mjete të rënda dhe 22 aeroplanë për shuarjen e zjarri,t që po luftojnë kundër 49 zjarreve që janë shpërndarë në Alberta.

“Kur jemi nisur kemi parë që pas nesh është një zjarr i madh. E dinim se kur të kthehemi nuk do të kemi ku të kthehemi”, ka deklaruar e përlotur Erika Decker duke përshkruar largimin nga shtëpia.

Kanadaja 4

Zyrtarët e Alberta kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi zjarri që po i kërcënon rrezikon të zgjerohet, derisa ekspertët e konsiderojnë si fatkeqësinë më të shtrenjtë natyrore që ka goditur ndonjëherë Kanadanë.

Kanadaja 5

Autoritetet paralajmërojnë se 19.000 objekte janë shkatërruar, derisa analistët dhe burimet e industrisë thonë se kostoja e shtëpive të siguruara mund të kalojnë shumën prej 1.6 miliardë dollarë. /Telegrafi/