LAJMI I FUNDIT:

Shikoni si e përkujtoi Shkupi tërmetin (Video)

Shikoni si e përkujtoi Shkupi tërmetin (Video)

Projekti i arkitektit japonez, Kenzo Tange edhe pse ishte zgjidhja më e mirë e mundshme për qytetin e Shkupit, megjithatë i njëjti pas tërmetit të vitit 1963 ka pësuar shumë ndryshime, konsiderojnë arkitektët, njofton tv21.

“Ai projekt ka pësuar shumë ndryshime. Sepse ishte tej mase futurist. Projekti në një mënyrë u adaptua në mentalitetin tonë dhe të Shkupit, por megjithatë, shumë pjesë nga projekti u ruajtën me qëllim që Shkupi të merr një dukje moderne”, tha Manov Mano.

Pas tërmetit, në Shkup u shpërngulën njerëz të cilët nuk janë të lidhur në mënyrë emocionale me qytetin, konsideron analisti Agim Jonuz.

“Mua më ka mbetur një shenjë nga tërmeti, ndoshta mundeni ta vëreni. Kam qenë vetëm njëvjeçar dhe të gjithë kanë menduar se kam vdekur. Jam lindur në zemër të Jahja Pashës, përballë xhamisë. Ajo që Shkupin e shkatërroi në një mënyrë është vetë sintagma që Shkupi është qytet i hapur”,Jonuz.

Gjenerali i pensionuar, Ilija Dimovski thotë se pas tërmetit në Shkup u ndërtuan objekte që deri më sot kanë arritur të mbijetojnë e ta ruajnë vlerën e tyre.

“Simbole të veçanta nga ai solidaritet janë: Salla Universale, të cilën mendoj se e kanë ndërtuar bullgarët. Pastaj Klinika Bukuruesht, të cilën e ndërtuan rumunët. Të gjitha barakat të cilat i shihni, janë kryesisht ndihma të cilat i ka marrë Shkupi. Ndërkaq sot do të ishte tragjike, nëse këto objekte, të cilat e simbolizojnë qytetin, dikush të merr guxim dhe t’i bëjë me barok”, tha ai.

Tërmeti prej 6,1 grade sipas shkallës Rihter ndodhi në ora 5 e 17 minuta të mëngjesit. Si pasojë e kësaj jetën e humbën 1,070 njerëz, kurse mbi 3 mijë mbetën të plagosur. Ndërsa u shkatërruan mbi 18,800 ndërtesa, e mbi 28 mijë të tjera u dëmtuan. Ndërkaq mbi 87 shtete në botë u solidarizuan me Shkupin duke e ndihmuar qytetin në mënyra të ndryshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori