LAJMI I FUNDIT:

Shiroka-Pula: Objektivat tona duhet të jenë shumë më të mëdha dhe më efikase

Shiroka-Pula: Objektivat tona duhet të jenë shumë më të mëdha dhe më efikase

Gruaja Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës, mbajti mbledhjen me Këshillin Drejtues, të kryesuar nga kryetarja e GD-së, Justina Shiroka-Pula, ku u diskutua për përgatitjen e mbajtjes së Konventës së V-të të Punës, ndërkaq u morën obligimet përkatëse për anëtaret për Konventën që do të mbahet më datën 4 qershor.

Sipas një njoftimi, Pula njoftoi anëtaret e Këshillit Drejtues lidhur me organizimin për mbajtjen e Konventës dhe përgatitjet e duhura që po i bëjnë grupet punuese të kryesisë së Gruas.

Gjithashtu thuhet se Këshilli Drejtues i Gruas Demokratike, gjatë kësaj mbledhje, përshëndeti zgjedhjen e Flora Brovinës nënkryetare të PDK-së.

“Objektivat tona për vitet tjera duhet të jenë shumë më të mëdha dhe më efikase, për të treguar se PDK ka qenë dhe është gjithmonë prezente me aktivitetet e saj në shërbim të vendit dhe qytetarëve të saj”, citohet të ketë thënë kryetarja Pula.

Ndërkaq bëhet e ditur se Flora Brovina foli rreth strukturimit të Gruas Demokratike, angazhimeve dhe sfidave me të cilat u ballafaqua ajo, duke e çmuar rolin e saj në të gjitha proceset për vendin.

Duke folur rreth proceseve politike, Brovina edhe një herë ka potencuar dialogun si formë të zgjedhjes së problemeve të brendshme partiake.

“Nuk heqim dorë nga dialogu i brendshëm në mes të partive politike, pasi që është rruga e vetme për t’i shërbyer demokracisë dhe ndërtimit të vendit”, ka thënë Brovina.

Këshillit Drejtues ka aprovuar rendin e ditës për Konventën e Punës të Gruas Demokratike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori