LAJMI I FUNDIT:

Shitja e HTC M7, prej 8 marsit?

Shitja e HTC M7, prej 8 marsit?

Dje gjatë ditës, është thënë se HTC do të mbajë një ngjarje mediale më 19 shkurt, ose një javë para Kongresit Botëror Mobil, në të cilin pritet të bëhet lansimi i modelit të ri të telefonit të kompanisë, HTC M7.

Mirëpo, tani sipas HTCSource thuhet se HTC do të fillojë me shitjen e modelit të ri të telefonit prej 8 marsit 2013, dhe kjo datë me sa duket do të vlejë për kontinentin evropian fillimisht, për tu pasuar edhe me vendet tjera, duke përfshirë SHBA-të.

Sipas njoftimeve të deritashme, HTC M7 vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.7 inç, ndërfaqen full HD me 1920 x 1080 piksel, si dhe Android Jelly Bean dhe procesorin quad core 1.7GHz Qualcomm Snapdragon S4 Pro. / Telegrafi /