LAJMI I FUNDIT:

Shitjet e baterive të telefonit janë dyfishuar. Do të mahniteni me arsyen!

Shitjet e baterive të telefonit janë dyfishuar. Do të mahniteni me arsyen!

Nuk ka dyshim, Pokemon Go ka sjellur fundin e ndejës në kauq për shumë përdorues të tëlëfonave mobil.

Loja me realitet të ndryshuar ka shtyer lojëtarët të lëshojnë shtëpitë e tyre dhe të eksplorojnë botën e jashtme, megjithëse përmes ekranin të telefonit.


Dhe jo vetëm kompania krijuese e lojës është e gëzuar për suksesin e saj. Prodhuesit e pakove të baterive për telefona mobil janë poashtu duke rritur shitjet e tyre me shifra të larta.

Në Amerikë, këto kompani kanë parë rritjen e të hyrave kohëve të fundit fal miliona përdoruesve të Pokemon Go.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga firma NPD, pakot e baterive kanë arritur të shiten në 1.2 milionë njësi për periudhën dy javore që ka filluar më 10 korrik.

Kjo shifër paraqet rritje të dyfishuar nga periudha e njejtë e vitit të kaluar.