LAJMI I FUNDIT:

Shitjet e iPhone bien për 15 për qind

Shitjet e iPhone bien për 15 për qind

Apple raportoi të ardhura prej 42.2 miliardë dollarëve për tremujorin e saj të tretë, nga 49.6 miliardë dollarë sa kishte një vit më parë.

Marzha bruto e kompanisë është “zhytur” në 38 për qind nga 39.7 për qind sa ishte në periudhën e një viti më parë. Fitimi neto ra në 7.8 miliardë dollarë, ose 1.42 dollarë për aksion, prej 10.7 miliardë dollarëve, ose 1.85 dollarëve për aksion, ndërsa Apple ka ruajtur dividentin e saj tremujor në 57 centë për aksion.
Lansimi i iPhone më të lirë iPhone ka rënë për 23 për qind nga viti në vit. Në krahasim me tremujorin e kaluar, të ardhurat e iPhone ranë për 27 për qind dhe shitjet e njësive ishin poshtë për 21 për qind.