LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i dëmtimit të pankreasit

Shkaku i dëmtimit të pankreasit

Simptomat e sëmundjes së pankreasit, janë: dhimbjet e forta të barkut, fryrje të barkut, të vjella, rrahje të shpejta të zemrës, si dhe temperaturë.

Shkaku i dëmtimit të pankreasit vjen si pasojë e infeksionit nga një mikrob nëpërmjet gjakut. Sipas mjekëve, ky infeksion ndihmohet shumë në rast se konsumohet alkool dhe ushqime të bollshme, si dhe nga gurët e formuar rishtazi në tëmth.

Sëmundjet më të shpeshta që vijnë si pasojë e sëmundjes së pankreasit janë: ndezje, pankreatit i thjeshtë ose hemorragjik, tumoret e ndryshme, cistet, diabeti dhe gurët. Numri i të sëmurëve që vuajnë nga pankreasi, është i konsiderueshëm.

Sa u përket këshillave sesi mund ta evitojmë sëmundjen e pankreasit, mjekët japin këto këshilla kryesore: eliminimin e alkoolit, eliminimin e kripërave dhe yndyrave (sidomos nga femrat), si dhe nuk duhet akumuluar stres. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori