LAJMI I FUNDIT:

Shkalla e rrezikut nga sulmet terroriste – ja ku gjendet Kosova (Foto)

Shkalla e rrezikut nga sulmet terroriste – ja ku gjendet Kosova (Foto)

Pas sulmeve të djeshme terroriste në aeroportin e Stambollit është rritur frika në mbarë Evropën, Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar hartën që paralajmëron turistët për rrezikun që ekziston në vendet europiane për sulme terroriste, të ngjashme si ato në Paris, Bruksel apo Stamboll.

Sipas kësaj harte, Shqipëria dhe Kosova renditen në vendet që nuk kanë ndonjë rrezikshmëri të lartë dhe përkatësisht në vendet 24 dhe 25, edhe pse thuhet që disi duhet të bëhet kujdes.

Sipas ministrisë britanike, Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Mesdhe, duke paraqitur një mundësi shumë të ulët për sulme terroriste.

Të gjitha vendet e tjera rajonit, përveç Greqisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, renditen në të njëjtën kategori me Shqipërinë. Ndërkohë që tre shtetet e sipërpërmendura renditen në kategorinë e dytë, me mundësi serioze për t’u prekur nga sulmet terroriste.

E njëjta gjë si Shqipëria vlen edhe për Kosovën.

st2

Vendet që paraqesin rrezikun më të lartë janë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Belgjika, Gjermania, Turqia dhe Rusia, ndërsa nëntë vendet europiane ku rreziku nga sulmet terroriste pothuajse nuk ekziston fare janë Zvicra, Sllovenia, Çekia, Hungaria, Polonia, Lituania, Letonia, Estonia dhe Moldavia.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori