LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohen nga puna disa policë ‘Alfa’, MPB nuk ishte e njoftuar për ‘ushtrimet’

Shkarkohen nga puna disa policë ‘Alfa’, MPB nuk ishte e njoftuar për ‘ushtrimet’

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ditë më parë njoftoi se e ka shfrytëzuar të drejtën sipas Marrëveshjes Përzhino dhe se ka bërë 11 ndryshime të kuadrove në Ministrinë e Brendshme me qëllim për të organizuar zgjedhje të besueshme dhe të ndershme në dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Disa prej tyre janë shkarkuar për shkak të ushtrimeve të njësitit “Alfa” që shkaktoi huti të madhe në këtë ambasadë dhe për shkak të hetimit të PSP-së për lëndën “Arka”.

Arsyeja e alarmit ka qenë prania e njëzet pjesëtarëve të njësisë policore ”Alfa” në afërsi të ambasadës, që ka shkaktuar aktivizimin e alarmit të protokolit të sigurisë dhe të insturksioneve për të punësuarit që të largohen nga dritaret dhe të strehohen.

E gjithë kjo ka zgjatur rreth 20 minuta, ndërkaq ushtrimi i njësisë ”Alfa” nuk ka qenë i paralajmëruar, megjithëse ambasada ka qenë e ndërlidhur në këtë ushtrim për rast sulmi terrorist.

Sipas rrjetit ballkanik të gazetaris hulumtuese BIRN, për simulimin e një ushtrimi të këtillë nuk kanë qenë të njoftuar as drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov, e as ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ndërkaq urdhërin për këtë ushtrim e ka dhënë Ivica nçevski – Puki, komandant i njësisë ”Alfa”./Telegrafi/

Ambasada amerikane në ShkupNjësiti ‘Alfa’ – Maqedoni

Në mesin e të shkarkuarve është edhe Nebojsha Stajkoviq, për të cilin mediat publikuan se është një prej të dyshuarve në hetimin e PSP-së për lëndën “Arka”.

Ai nga pozita ndihmës i ministrit në sektorin e telekomunikimeve është emëruar për zv/ plotësues i ndihmësit të ministrit në sektorin e njëtjë. Në vendin e tij është vendosur Goran Trajanoski.

Është shkarkuar edhe Ivica Ançevski- Puki, kryeshefi i njësitit “Alfa”, pjesëtarët e të cilët më 15 shtator kanë realizuar ushtrim të simuluar në rast të sulmit terrorit pranë ambasadës së SHBA-së, pa e njoftuar paraprakisht ambasadën.

Në vendin e Ançevskit është emëruar Primislav Dimovski ndërsa në vendin e Vuçkevskit vjen Lazo Velkovski. /Telegrafi/

Njësia policore ”Alfa” alarmon ambasadën amerikane në Shkup
Lexo po ashtu Njësia policore ”Alfa” alarmon ambasadën amerikane në Shkup