LAJMI I FUNDIT:

Shkenca prapa të mirave që i sjell konsumimi i ujit herët në mëngjes

Shkenca prapa të mirave që i sjell konsumimi i ujit herët në mëngjes

Të gjithë e dimë se uji i ka të mirat e veta, dhe kjo është arsyeja se përse të gjithë doktorët e rekomandojnë, qoftë nëse dëshironi të humbni peshë, zgjoheni më shpejt, apo edhe nëse dëshironi të dukeni më mirë.

Përmes këtij artikulli do të keni mundësinë të dini më shumë për “shkencën” prapa këtyre të mirave që i sjell konsumimi i ujit, transmeton Telegrafi.


* Konsumimi i ujit e balancon sistemin limfatik të trupit. Gjëndrat e limfit  e forcojnë sistemin e imunitetit, që rrjedhimisht i ndihmojnë trupit t’i luftojë infeksionet.

* Konsumimi i ujit në mëngjes i heq toksina nga gjaku, gjë që rezulton në një lëkurë më të shëndetshme, më të bukur dhe më të ndritsh,me.

* Konsumimi i ujit në mëngjes e shpejton metabolizmin për 25 për qind, e që kjo shpinë deri tek humbja e peshës.

* Keni dhimbje koke? Shumë thjesht, uji ndihmon për ta hidratuar trupin dhe kjo ndikon në heqjen qafe të dhimbjeve të kokës dhe të shpinës, pasi që këto zakonisht shkaktohen nga dehidratimi.

* Konsumimi i ujit herët në mëngjes ua ndreq ciklin natyral dhe kjo ndihmon në tretjen e mirë të ushqimit, si dhe parandalon kapsllëkun.

* Uji ju ndihmon të mendoni më mirë, për shkak se truri është i përbërë nga lëngjet.

* Konsumimi i ujit i ngrit nivelet e energjisë pasi që vlerat ushqyese absorbohen më mirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori