LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj lëvizje të re të syve që e bëjmë çdo ditë

Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj lëvizje të re të syve që e bëjmë çdo ditë

Hulumtuesit kanë identifikuar një lëvizje të re të syrit që e performojmë në përditshmëri, por që asnjëherë nuk e kemi vërejtur.

Kjo lëvizje, e cila fshihet nga kapsitja e vazhdueshme e syve, ndihmon në stabilizimin e imazheve që i perceptojmë duke i ‘restartuar’ sytë pasi lëvizin rrotull për të parë një objekt.

“Me të vërtetë që jemi befasuar me këtë zbulim të një lëvizje të re të syve dhe nuk është ajo çfarë kemi pritur nga ky eksperiment”, thotë njëri nga ekipi, Mohammad Khazali nga Universiteti i Tubingen, Gjermani.

“Ne kemi pritur të zbulojmë se një tjetër, veçse lloj i njohur i lëvizjes së syrit, është i sinkronizuar me kapsitjen e syve”.

Khazali dhe ekipi i tij nuk ishin duke kërkuar ndonjë lloj të lëvizjes së syrit. Por, ata ishin duke shikuar nëse një lëvizje e pavullnetshme e quajtur torsinal optokinetic nystagmus (tOKN) ndodh kur i kapsitim sytë.

Lëvizja e re e syve që e kanë zbuluar i bën sytë të stabilizohen, pothuajse sikurse një kamerë që vepron për ta mbajtur nivelin e pikturës.

Këtë lëvizje të re ata e kanë quajtur BARM.

Hulumtuesit thonë se lëvizje të tilla e zvogëlojnë sasinë e tendosjes së syve dhe na ndihmojnë t’i shikojmë objektet në mënyrë më precize dhe më stabile.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori