LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët zbulojnë mbrojtësin ndaj viruseve!

Shkencëtarët zbulojnë mbrojtësin ndaj viruseve!
A Microscopic view of the Ebola virus

Një grup hulumtuesish nga IBM së bashku me Institutin e Nanoteknologjisë në Singapur kanë filluar t’i japin kuptim thelbit të përbashkët të të gjitha viruseve.

Duke e përdorur njohurin e grumbulluar, ata kanë zbuluar një makro-molekulë që mund të jetë potenciali shërues i disa llojeve të viruseve dhe poashtu mbrojtësi nga infektimi ndaj këtyre viruseve.


Zbulimi i publikuar në gazetën Macromolecules përdor makromolekulën e cila ka formën e një molekule të madhe, të përbër nga disa nën-njësi.

Së pari, molekula e prodhuar në laborator i tërheq molekulat e viruseve përmes shkarkimeve elektrostatike.

Pasi që afrohet virusi, makromolekula e kap virusin dhe e izolon atë nga qelizat e shëndosha. Më pas, nivelet e acidit në virus neutralizohen, duke e bërë riprodhimin e virusit të pamundshëm.

Teknologjia e zbuluar është testuar edhe në virusin Ebola dhe ka funksionuar në mënyrën e paraparë nga hulumtuesit, duke e pamundësuar prodhimin dhe rritjen e qelizave të infektuara.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori