LAJMI I FUNDIT:

Shkollimi që ndryshon botën (Foto/Video)

Shkollimi që ndryshon botën (Foto/Video)

Bill Gates në njërën prej intervistave të tij thoshte se “Nëse biznesi juaj nuk është në platformat online dhe nuk ka një shtrirje nga zhvillimi teknologjik atëherë nuk mund të konsiderohet si një biznes i mirëfilltë”.

Zhvillimi i teknologjisë së informacionit është indikatori i krijimit të një bote të re, një bote ku secili individ ka hapësirë që inspirimin e tij ta shpijë në një nivel krejtësisht tjetër, duke ndryshuar së pari veten dhe të tjerët për të mirë.

Sa herë lexojmë kuriozitete fokusi kryesor vendoset mbi trendet dhe zhvillimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Madje, shifrat ndërrojnë çdo ditë, sepse njerëzit shpikin, kanë talent, punojnë shumë… Por, a e keni pyetur ndonjëherë veten se si edukimi i tyre profesional po arrin që t’i ndryshojë këto tabela të mbushura me numra dhe statistika të ndryshme, duke i vendosur shkollat profesionale në një rang tjetër e si rrjedhojë edhe profesionin e teknologjisë dhe informacionit ndër më të kërkuarit në botë. Çfarë luksi! Të punosh, të paguhesh mirë dhe të jesh fleksibil në çdo kohë, në çdo vend e në çdo rrethanë.

Në SHBA ofrohen shërbime nga mbi 100 mijë kompani të IT-së dhe mbi dy milion persona janë të punësuar .Këta persona kujdesen që puna të ketë një mbarëvajtje të vazhdueshme, ku të gjitha pengesat që u shfaqen gjatë punës, nuk do të dallohen nga ana juaj si shfrytëzues.

Paga e tyre, përgjatë dhjetë vjetorit të fundit është katërfishuar. Imagjinoni sektorin e blerje-shitjeve, dikur bëhej me prezencën fizike të blerësit, tanimë ajo i takon vetëm bisedave mes miqve për të kaluarën.

Në vitin 2015, më shumë se 26% e britanikëve blerjet e tyre i realizojnë nëpërmjet platformave online. Kush e ka mundësuar këtë lehtësim? Natyrisht, profesionistët e Teknogjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Teknologjia i tregon vlerat e saj të vërteta kur i bashkon njerëzit.

6

Diçka e tillë ka filluar edhe tek ne. Cacttus Education, si shkolla e parë profesionale e akredituar në Kosovë me dy drejtimet të profesioneve më të kërkuara dhe më të paguara në botë: Administrues i Rrjeteve dhe Sistemeve, si dhe Zhvillues i UEB-it dhe Aplikacioneve Mobile.

Ndaj Cacttus kanë pasur besimin institucionet më të rëndësishme në vendin tonë duke e trajnuar stafin e tyre, ku mbi 3240 persona i kanë besuar këtij institucioni nga trajnimet profesionale të ofruara nga stafi i cili ka një përvojë dhjetë vjeçare në kuadër të kompanisë, dhe mbi 25 vite përvojë nga aspekti profesional.

Çështja është se ne nuk e përdorim teknologjinë, ne jetojmë dhe zhvillohemi në hap me teknologjinë, pasi çdo shpikje e re e bën botën ku jetojmë një vend më të mirë për të jetuar.

Nëse mendoni të krijoni dhe bëni diferencën, ejani ta bëjmë së bashku, sepse eksperienca profesionale ushqen talentet vetëm në http://cacttus.education/aplikimi/aplikimi-online/