LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 70 numri i të vdekurve në Kamerun

Shkon në 70 numri i të vdekurve në Kamerun

Presidenti i Kamerunit ka njoftuar se më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe 600 janë plagosur pas një aksidenti të rëndë të trenit që ndodhi të premten.

Treni ishte i mbushur me udhëtarë dhe ishte nisur drejt qytetit Douala. Ai doli nga shinat në afërsi të stacionit të qytetit Eseka, 120 kilometra në perëndim të kryeqytetit, shkruan Reuters, transmeton Express.


Presidenti Paul Biya, i cili nuk gjendet në Kamerun, përmes faqes së tij zyrtare në Facebook ka thënë se i ka udhëzuar qeverinë t’u dalin në ndihmë të gjithë të mbijetuarve, ndërsa hetimet të fillojnë menjëherë e të kuptohet saktë problemi që shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave.