Shkrimtari lypës
Shkrimtari pas një përpjekje të mundimshme, duke flijuar shumëçka nga koha, mundi dhe djersa e tij, madje edhe nga koha e familjes së tij, mbërrin t’ia lidhë nyjën librit. Kthehet e i rikthehet faqeve tashmë të mbushura me urtësi, fshijë atë e fshijë këtë, duke i zëvendësuar me ide dhe fjalë që në shikimin tjetër mund t’i vijnë më mirë. Me një ofshamë çlodhjeje dhe lumturimi, fillon të mendojë rreth çështjeve tjera teknike. Kjo etapë nuk zgjatë shumë. Kështu që shpejtë e tëra bëhet gati për në “furrë”. Furra punon, por nuk ngrohë. Ngrohë vetëm po pate drunj! Po ku të gjejë i gjori shkrimtar drunj, duke qenë se ai një kohë të gjatë kishte qenë i zënë me punë lapsash e fletësh, edhe pse, edhe njëra edhe tjetra materialin themelor e kishin prej drurit.
Libri përfundimisht sot është gati për botim. Diskursi prej këtij çasti fillon të ndryshojë, duke kaluar prej njeriut që edhe fjala dikur trishtohej prej ndrydhjes së fortë, në bredharak që ka mundësi të mos ia hapin edhe derën shtypshkronjat e ndryshme, ministritë, miqtë dhe ndërmarrësit e ndryshëm, duke e lënë kështu të gjorin buzë rrugës së dendur prej fishkëllimave të atyre që nuk kishin fare ndjesi për kalimtarët e rastit, pse jo edhe të hallit.
– Po për kë ore unë i gjori jam duke shkruar – do të fillonte monologu ndërmjet shkrimtarit dhe tanimë bredharakut të rrugëve dhe buzë dyerve, brenda të cilave gjendeshin njerëz që e donin drejtësinë, por që e urrenin njeriun e drejtë.
– Do të shkruaj – vazhdon shkrimtari në monolog ta sfidojë bredharakun e ngjitur dhe të strukur në të njëjtën kokë.
– Do të zihem pak me gruan, do t’ia pështjellojë asaj disi, mbase do t’i them se për pushimet verore kërko në cilin do vend të bukur, unë do të dërgoj, mbase vetëm mos më kërko të lutem të të dërgoj nëpër brigje të detit dhe nëpër vende të largëta, përndryshe në pyllin sipër fshatit tonë të bukur me pluhur, sa herë që të kujtohet, lirisht më thuaj dhe unë fare pa përtesë do të dërgoj.
– Si t’ia bëj, kur unë e njoh atë. Ajo njëherë më patë thënë që të mos shkruaj para se t’i siguroj drunjtë për dimër. Unë atëherë i pata thënë, nuk kemi para, fundja si rrjedhojë e kësaj gjendje të mjerueshme, të dyve do të na nxehen gjakrat dhe kështu disi do ta kalonim edhe këtë dimër të acartë. Jo të thashë – më pat (ri)thënë gruaja për të satën herë. “Mos e boto këtë libër, ngase aq para na duhen për sigurimin e drunjve”.
– Atëkohë nuk e pata dëgjuar. E pata botuar librin duke menduar se përmes shitjes së librit, do të blija drunj, edhe atë drunj pishe. As ajo mendësi e dobët ekonomike nuk më kishte ndezur, ngase pak prej tyre që lexonin kishin mbetur, madje edhe sikur t’ia dhuroje dikujt librin e shkruar me përplot sfilitjeje, sa për “hatër” dikush mund ta marrte – fliste i gjori këso gjërash me vetveten.
Ja se në çfarë halli kemi rënë të dashur dashamirë të librit, qofshin ju edhe jo aq shumë. Vetëm një dasmë e sodit e përthekuar me dalldi djallëzore, kushton diku tridhjetë tituj librash. Për gjërat tjera që i përkasin shpenzimeve të panevojshëm, mbase edhe tërheqës të mëkateve, nuk po flas, ngas edhe unë mund të lemerisem!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVotoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Ukrainës i kanë mbetur vetëm gjashtë muaj!
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert