Era e pakëndshme e gojës është një problem jo i vogël. Të gjithë mundohen ta shmangin, por cila është mënyra më e mirë dhe më e dobiprurëse kundër erës jo të mirë të gojës. Ekspertët kanë dhënë disa zgjidhje të shpejta dhe të duhura.
1. Mente: Përtypni ngadalë gjethet e mentës. Gjethet e saj mund t’i shtoni edhe nëpër sallata. Përsëriteni këtë veprim disa herë në ditë.
2. Uthulla e mollës: Thartira e uthullës i neutralizon erërat e pakëndshme në zgavrën e gojës. Para çdo ushqimi pini një lugë uthull molle, mund të shtoni edhe pak ujë.
3. Sherbela: Kjo bimë përmban vajra eterikë me veprim antibakterial që i shkatërron burimet e erës së keqe të gojës. Mund të përtypni gjethe të thata apo ta shpërlani gojën me çaj nga sherbela.
4. Uji: Zgjidhja më e lehtë kundër erës së keqe është uji, i pastron bakteret në gojë. Nëse goja është e njomë, mundësia për erë të keqe është shumë e vogël, shpjegojnë stomatologët.
Këto janë disa nga mënyrat e duhura për t’i thënë jo erës së keqe në gojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi