LAJMI I FUNDIT:

Shoferi vozit kamionin, pa e ditur se po e shtyn një veturë të vogël (Video)

Shoferi vozit kamionin, pa e ditur se po e shtyn një veturë të vogël (Video)

Në një rrugë të Malajzisë, është filmuar momenti i pazakontë kur një kamion masiv e shtynte me pjesën e përparme të një veturë të vogël.

Kamera e vendosur në helmetën e motoçiklistit, e ka xhiruar makinën transportuese që zvarriste një Hundai, rrotat e së cilit gërryheshin për asfalti duke lëshuar zhurmë rrëqethëse, transmeton Telegrafi.


Dyshohet se shoferi që ishte lartë në kabinë, nuk  dinte se çfarë po ndodhte poshtë tij, derisa është njoftuar nga kalimtarët e rastit.

Por, në bazë të komenteve, thuhet se ai ishte përleshur me shoferin e këtij automobili dhe pasi e ka përplasur ka nisur ta shtyjë nëpër rrugë. /Telegrafi/