Dy filmat kosovarë, të metrazhit të shkurtër, “Shok” dhe “Kolona”, që rrëfejnë histori të vërteta nga lufta e fundit në Kosovë, do të shfaqen në Koln të Gjermanisë. Filmat e lartpërmendur bëjnë pjesë në filmat vendorë më të suksesshmit të viteve të fundit.
Ata do të shfaqen më 22 tetor në kuadër të festivalit të filmit të shkurtër “URACult”, që organizohet për nder të dy vjetorit të shoqatës URACult e.V.
Në kuadër të këtij festivali do të shfaqen edhe filmat “The Wedding Tape” dhe “Death By Suffocation”, “The Conversation” dhe “The Capsule”.
Rikujtojmë se filmi “Shok”, i regjisorit Jamie Donoughe, hyri në historinë kinematografike të vendit duke u bërë filmi i parë nga Kosova që u nominua për Oskar, për këtë çmim kaq prestigjioz.
Filmi, si shumë të tjerë, është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. E veçanta e tij është se tregon se si sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël, të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë film me rolet e tyre paraqitën aktorët Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raça, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi, etj.
Në anën tjetër, edhe filmi “Kolona”, i regjisorit Ujkan Hysaj është një tregim lufte që vë në pah pasojat e saj dhe nxjerr protagonistin kryesor para një zgjedhje tejet të vështirë, mes të birit dhe nipit. Në 27 minuta, “Kolona” kthen në shirit filmik skenarin e Besian Hysajt. Filmi, i cili u subvencionua nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2010, rrëfen historinë e familjes së Ademit (Synaj Raça), i cili në vitin 1999 vendos t’i bashkohet kolonës së refugjatëve shqiptarë të përndjekur nga pushteti serb, shkruan zeri.
Filmi “Kolona” ka marrë çmimin për filmin më të mirë të huaj në edicionin e 10-të të “Asian International Film Festival”, në Seul të Koresë Jugore. I njëjti kishte arritur të bindte publikun në edicionin e 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë të Polonisë. Atje “Kolona” kishte marrë çmimin e publikut. E para kësaj çmimin për filmin më të mirë të huaj e kishte marrë edhe në Meksikë. Veç kësaj filmi ka pasur disa paraqitje të tjera në festivale evropiane, vitin e kaluar. Filmi “Kolona” ishte shfaqur në “Izmir Short Film Festival” të Turqisë, “InterFilm Fest” të Gjermanisë, si dhe në “Tirana International Film Festival”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLuka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës
"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën